HomeShowbiz

Meghan postoi një foto të të birit, fansat e ‘kryqëzojnë’ për këtë arsye

Meghan Markle ka pak ditë që së bashku me të shoqin, princin Harry po shijojnë prindërimin dhe ditën e nënës, e kremtoi me një homazh për të gjitha nënat. Meghan ndau një foto të ëmbël teksa ekspozonte këmbët e vogla të djalit të saj, Archie-t. Fotoja u bë menjëherë virale dhe ishte në qendër të mediave, gati për të thyer rekorin si fotoja më e pëlqyer, e Instagramit.

Megjithatë kur gjithçka po shkonte mirë duket se fansat kanë “sulmuar” dukeshën me pretendimin se ka kopjuar Kylie Jenner. Me siguri të gjithëve ju kujtohet postimi i Kylie kur u bë nënë për herë të parë dhe në foton e Meghan fansat shkruanin se kanë gjetur një ngjashmëri jo vetëm tek ideja e fotos, por edhe tek manikyri.

jenner.jpg

Ka edhe nga ata që thonë se iu duk si një foto e Kardashianëve dhe jo të dukeshës.

thong.jpg
hajde.png


Megjithatë, vështirë që Meghan në ato momente ta ketë pasur mendjen të kopjojë Kylien apo jo?


TË NGJASHME