HomePolitikë

Meksikë, 15.000 trupa dërgohen në kufirin e SHBA-së

Sipas sekretarit të mbrojtjes në vend, Luis Sandoval. Meksika ka vendosur pothuajse 15.000 trupa në kufirin SHBA-Meksikë.

“Në pjesën veriore të vendit kemi vendosur një total prej pothuajse 15.000 trupa nga Garda Kombëtare dhe njësitë ushtarake,”-njoftoi Sandoval.

Përafërsisht 2.000 anëtarë të Gardës Kombëtare tashmë janë vendosur në kufirin jugor të Meksikës me Belizen dhe Guatemalën. Ndërsa 4500 trupa janë shpërndarë në të gjithë zonën.

Shumë emigrantë nisin udhëtimin e tyre nga Amerika Qendrore dhe më tej në jug, duke kaluar nëpër Meksikë për të hyrë në SHBA.

Megjithatë Meksika i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe SHBA për të ndihmuar në ndalimin e emigrantëve.


TË NGJASHME