HomeLajme

Meksikë, gjenden 44 persona të vdekur

Është gjithmonë e më e rëndë lufta mes bandave rivale të trafikut të drogës në Meksikë. Autoritetet e Shtetit të Jalisco kanë zbuluar në një pus të hapur fshati- në komunën e Zapopan-mbetjet humane të atyre që mund të jenë qindra kufoma.
Trupat e hedhura në pus janë bërë copash dhe deri tani autoritetet kanë formuar vetëm 44 prej tyre. Mediat meksikane e kanë pagëzuar ‘el pozo de los horrores’, pusi i hororeve, i thellë deri në 20 metra.

Zbulimi është bërë në 3 shtator, por tërheqja e mbetjeve humane ka mbaruar pikërisht tani. Trupat e copëtuar janë vendosur në qese plastike dhe ditë pas dite policia ka nxjerrë prej aty dhjetëra qese të tilla, 14 vetëm në ditën e fundit dhe në fund ka numëruar plot 119 të tilla.

Shumë qese nuk janë hapur akoma, ka bërë me dije Instituti shkencor i Jalisco, duke shtuar që numri i trupave është i destinuar të rritet dhe deri tani asnjë kufomë nuk është identifikuar. ’Në qese kemi gjetur koka, duar, këmbë dhe të tjera mbetje njerëzore’, ka thënë koordinatori i Kabinetit për Sigurinë e Shtetit, Macedonio Tamez Guajardo.

Prokurori ekzekutiv për hetimet kriminale, Luis Joaquin Mendez, ka saktësuar që asnjë trup i gjetur nuk është i paprekur, të gjithë janë të dëmtuar. Nga ana e tij Prokurori i Përgjithshëm i Jalisco ka njoftuar, që për të identifikuar trupat duan muaj të tërë pune, për Adn dhe mbetjet trupore.

Sipas organizatës familje të bashkuara për njerëzit tanë të humbur të Jalisco (Fundej), bëhet fjalë për varrin masiv më të madh të zbuluar ndonjëherë në Vend. Të dhënat nga Komisioni kombëtar për kërkimet e personave të zhdukur flasin për rreth 78 trupa të varrosur dhe të gjetur nga dhjetori i 2018 dhe 14 gushti i këtij viti. Vetëm në Shtetin e Jalisco janë gjetur 15 nga fillimi i 2019, në një total prej 107 kufomash.

Zbulimi pason atë në fillim të gushtit, edhe ai makabër, ku u gjetën 19 trupa të gjymtuar, në Uruapan, në Shtetin e Michoacan, rreth 400 km në perëndim të Qytetit të Meksikës, nëntë prej kufomave u gjetën të varur në një urë, gjysmë të zhveshur, si një paralajmërim për bandat rivale


TË NGJASHME