HomeLajmi i Fundit

Meksikë/ Përleshje ndërmjet bandash kriminale, nëntë të vrarë

Trupat e nëntë personave që besohet të jenë anëtarë të bandave janë gjetur në jug të Meksikës, në një zonë ku dy organizata kriminale luftojnë për territor me vite të tëra.

Trupat e gjymtuar të nëntë burrave u gjetën në një rrugë në Zitlali, në shtetin jugor meksikan të Gerero.

Zitlala ndodhet afër Chilapa, ku grupi kriminal Rohos përplaset mbi kontrollin e territorit me një grup rival të njohur si Ardilos.

Zyra e Prokurorit të Shtetit Gerero tha sot se të vrarët janë anëtarët e grupit Rohos, raporton AP.

Hetuesit gjetën predha të një pushkë automatike në vendin e vrasjes.