HomeLajmi i Fundit

Meksikë, përplaset autobusi me turistë, 21 të vdekur

Në shtetin meksikan të Veracruz , një autobus turistësh dhe një rimorkio janë përplasur në një rrugë malore duke vrarë të paktën 21 pasagjerë dhe duke plagosur 30 të tjerë.

Mendohet se autobusi është rrotulluar disa herë dhe më pa ka marrë ka marrë flakë.

Autoritetet lokale pranojnë që të dy mjetet ishin drejtuar në perëndim, kur janë përplasur në një zonë malore të njohur si Cumbres de Maltrata dhe të dyja kanë marrë flakë.

Autobusi është rrotulluar, duke u pozicionuar në një krah dhe duke bllokuar dyert dalëse.

Në të njëjtin vend në prill të 2006 një autobus që transportonte një grup pelegrinësh doli nga autostrada dhe 65 njerëz humbën jetën.