HomeShowbiz

Melania Trump dhe Ivanka nuk e durojnë dot njëra-tjetrën?! Kjo është videoja që po bën xhiron e botës

Mbrëmjen e fundit të Konventës Kombëtare Republikane u vërtetuan zërat për tensionin që ekziston në marrëdhënien mes Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump dhe vajzës së Presidetit, Ivanka.

Gjatë Konventës, Presidenti Donald Trump iu drejtua zyrtarisht anëtarëve të partisë së tij dhe pranoi riemërimin e partisë.

Sidoqoftë, vëmendja më e madhe e mediave sociale u përqëndrua në momentin kur Melania Trump përshëndeti, Ivanka Trump.

Ivanka Trump, vajza e Donald Trump me gruan e tij të parë, Ivana, është këshilltare e Shtëpisë së Bardhë.

Ajo sapo kishte prezantuar babanë e saj për fjalimin e tij kur u përshëndet nga Melania Trump me një buzëqeshje që ndryshoi sa hap e mbyll sytë. Buzëqeshja në fytyrën e Zonjës së Parë, u shndërrua menjëherë dhe momenti u kap nga mediat.

Melania Trump e veshur me një fustan ngjyrë jeshil të mrekullueshëm nga Valentino i buzëqeshi fillimisht Ivanka-s më pas shprehja e saj në fytyrë u ngurtësua sapo Ivanka kaloi.

Videoja është bërë virale, duke mbledhur mbi 5 milionë shikime në më pak se tre orë pasi ishte shpërndarë në Twitter.

Burimi: Mirror


TË NGJASHME