HomeShowbiz

Melinda Ademi ka disa fjalë për Taynën

Reperet e reja shqiptare që nisën karrierën e tyre në muzikë vitet e fundit kanë bërë shpesh këngë drejtuar kundër njëra-tjetrës.

Dhe si asnjëherë më parë Melinda Ademi vendosi që t’i kërkonte falje publikisht rivales së saj, Tayna.

“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në freestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë repi i femrave mendoj se duhet të ndryshojmë drejtimin dhe mos të nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”, shkruan Melinda në Insta Story.

Ajo gjithashtu bën thirrje që të mos ketë urrejtje mes repereve dhe ka ardhur koha që të ndryshohet drejtim.


TË NGJASHME