HomeLajmi i Fundit

Mëngjes i tensionuar në Shkozë, policia rrethon banesat që do shemben

Vijon prej ditës së djeshme aksioni për prishjen e banesave në Shkozë, për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Forca të shumta policie, mbështetur dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë mbërritur në Shkozë, që në orët e para të mëngjesit, dhe kanë rrethuar disa prej banesave që pritet të prishen nga IKMT.

Ndërkohë, Partie Demokratike njofton se te vendi i ngjarjes ka ardhur edhe ish-deputeti Aldo Bumçi, që pritet t’iu vijë në ndihmë banorëve. Ashtu si një ditë më parë, edhe sot priten përplasje të forta mes banorëve dhe forcave të policisë.