HomeShowbiz

Mëngjesi i Julka Gramos është ai më i ëmbli që mund të keni parë ndonjëherë

Moderatorja e njohur Julka Gramo, publikon shpesh në rrjetin e saj social foto dhe video të ndryshme nga momentet e përditshmërisë, puna dhe fëmijët. Këta të fundit duket se i dhurojnë Julkës kujtimet më të veçanta ditë pas dite.

Mëngjesin e sotëm ajo ka ndarë me të gjithë disa video ku duket se djali më i vogël ka vendosur të zgjojë nga gjumi vëllain e madh, duke i dhuruar puthjen e mëngjesit dhe duke i thënë se duhet të shkojë në shkollë. Mesa duket kjo është pamja më e bukur me të cilën mund ta niste ditën mami Julka.

Kujtojmë se prej disa kohësh Gramon e kemi parë si spikere radiofonike dhe drejtuese të programit ‘Pasditja ime’ në ekranin e ‘TVSH’. Pavarësisht impenjimeve të shumta, ajo gjen kohën të ndajë me të gjithë momentet më të veçanta pranë familjes së saj.


TË NGJASHME