HomeShëndeti

Mënyra e duhur për t’i mbajtur flokët gjatë natës

Gjumi i mjaftueshëm është diçka shumë e rëndësishme për të pasur një jetë të shëndetshme.  Por femrat kanë të rëndësishme edhe flokët gjatë natës.

Mund të duket e pazakontë, por gjëja më e mirë që mund të bësh para se të flesh është t’i mbledhësh flokët me një shall mëndafshi ose një kapuç të hollë. Kjo mënyrë do të të ndihmojë për të pasur gjithmonë flokët që ke ëndërruar. Përveç faktit që një shall nuk i lejon flokët të këputen nga fërkimi me jastëkun, ai ndihmon edhe për t’u ruajtur formën. Edhe në rastet e flokëve kaçurrelë, t’i ruash ato poshtë një shalli është mënyra më e mire për të mos i shprishur.

Nga ana tjetër, duke mbajtur një shall në kokë ose një kapuç ndihmon për të bërë një gjumë më të mirë dhe më të qetë, sepse i mban flokët më të butë, por edhe muskujt e trupit më të çlodhur nga lëvizjet e qafës dhe flokëve.


TË NGJASHME