HomePolitikë

Mënyra e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Komisioni i Venecias i përgjigjet Kuvendit

Komisioni i Venecias do të kthejë në muajin mars përgjigje mbi letrën drejtuar nga Kuvendi i Shqipërisë mbi mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në një letër të publikuar nga ky Komision, i kthehet përgjigje kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Kuvendi iu drejtua për opinion Komisionit të Venecias më 30 dhjetor. Në letër thuhet se më 5 dhjetor “Kuvendi ka zgjeruar objektin e hetimit” të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe “afatin e veprimtarisë së tij, nisur nga një kërkesë e re e një grupi deputetësh për të shtuar në procesin hetimor dhe disa akte dhe veprime të tjera të Presidentit në lidhje me emërimin e gjyqtarëve kushtetues ndodhur në nëntor të këtij viti, për të cilat kërkuesit çmojnë se Presidenti ka kryer shkelje të detyrimeve kushtetuese dhe përbëjnë shkak për shkarkimin e tij”.

Në fillim të muajit shkurt, një delegacion nga Komisioni i Venecias pritet të mbërrijë në për të marrë nga afër opinionet e palëve.


TË NGJASHME