HomeLajme

Mënyrat e duhura për të përballuar dhe luftuar ankthin

Ankthi nuk është i lehtë, por mund të menaxhohet, kjo është arsyeja pse ne jemi gjithmonë këtu për t’ju mësuar dhe t’ju japim këshillat më të mira që mundemi. Gjithçka mund të tejkalohet, dhe me sugjerimet e duhura, brenda pak kohësh do ta eleminoni ankthin përgjithmonë.

1- Jini në lëvizje

Ushtrimi është një pjesë e rëndësishme e shëndetit fizik dhe mendor. Mund të lehtësojë ndjenjat tuaja të ankthit dhe të forcojë sistemin tuaj imunitar. Aktiviteti fizik ngre nivelin e endorfinës dhe serotoninës për t’ju ndihmuar të ndiheni më mirë emocionalisht.

2- Flisni me dike

Të flasësh me dikë që ju i besoni është një mënyrë tjetër për t’u përballur me ankthin. Nëse po përballeni çdo ditë me frustrime dhe ankth, lëshojeni, bërtisni. Ju ndihmon të pranoni situatën në të cilën gjendeni dhe ta përballoni atë.

3- Pranoni që nuk mund të kontrolloni gjithçka

Shikoni stresin nga një këndveshtrim i ri. A është vërtet aq i keq sa mendoni? Jo gjithçka që ndodh është nën kontrollin tuaj dhe ka disa gjëra që nuk mund t’i ndryshoni, si e kaluara, si sillen dhe ndjehen njerëzit e tjerë.

4- Bëni gjumë të mjaftueshëm

Me orarin tuaj të ngjeshur, nuk keni kohë për të fjetur, apo jo? Por mos harroni se nuk jeni një robot. Njerëzit kanë nevojë për gjumë që të funksionojnë siç duhet, kështu që dijeni se pagjumësia shkakton ankth.

5- Reduktimi i kafeinës dhe alkoolit

Ne të gjithë e duam kafenë dhe alkoolin, janë të mira por nëse teprohen kanë një ndikim të madh në ankthin tuaj.

6- Jini shefi i mendimeve tuaja

Mundohuni t’i shndërroni mendimet negative në ato pozitive. Përballuni me frikën tuaj me forcë dhe angazhim, ata janë aty sepse ju i keni lejuar të jenë.

7- Mos anashkalo vaktet

Nëse ankthi shkakton naze, atëherë ushqimi është një problem për ju. Sheqeri në gjak bie kur nuk hani dhe do të përfundoni me humor jo të mirë.

8- Shpërqëndroni veten tuaj

Përdorni një iPod ose aplikacione për të shkarkuar libra audio, podcast, ose muzikë. Ka shumë gjëra që do t’ju bëjnë të kaloni kohën dhe të argëtoheni.

9- Përfshihuni në gjëra të ndryshme

Gjeni kohë për të bërë gjëra të mira për të tjerët. Do t’ju bëjë të ndiheni mirë.

10- Jeto në moment

A jeni duke pritur me padurim takimin që keni javën tjetër? Apo ndoshta jeni akoma duke menduar për diçka që kaluat një vit më parë? Nëse përgjigjja juaj ishte po për këto pyetje, atëherë si shumë të tjerë me çrregullime ankthi, e keni të vështirë të jetoni në këtë moment.


TË NGJASHME