HomeShëndeti

Mënyrat efektive për larguar dhimbjen e kokës

Lajmi i mirë është se ka disa gjëra të thjeshta që mund t’i bëni për të lehtësuar dhimbjen pa ndonjë recetë të doktorit ose tableta.

Provoni të vendosni diçka të ftohët në kokë

Nëse keni migrenë, vendosni një gjë të ftohët në ballin tuaj. Mbani atë të vendosur për 15 minuta, pastaj largojeni për 15 minuta.

Përdorni një jastëk të ngrohët ose kompresorë

Nëse keni dhembje nga tensioni, vendosni një jastëk të nxehtë në qafën ose mbrapa kokës. Nëse keni dhimbje nga sinuset, mbani një rrobë të ngrohtë në zonën që dhemb. Një dush i nxehët mund të ndihmojë gjithashtu.

Dritat

Drita e madhe ose dritat lëvizëse, madje edhe nga ekrani i kompjuterit, mund të shkaktojnë migrenën. Nëse jeni të prirë t’i keni këto dhembje, mbuloni dritaret me perde që ndalojnë diellin. Vëni syze dielli kur jeni jashtë. Gjithashtu mund t’i shtoni ekranit të kompjuterit ndalues të ndriçimit dhe të përdorni llamba fluoreshente në instalimin e dritave.

Provoni mos të përtypni

Çamçakëzi jo vetëm që mund të lëndoj nofullën, por edhe kokën gjithashtu. Nëse kafshoni dhëmbët gjatë natës, pyesni doktorin tuaj për mbrojtëse të dhëmbëve. Kjo mund të lehtësojë dhembjet e hershme të kokës

Merrni kafeinë

Pini çaj, kafe, ose diçka me pak kafeinë. Nëse e merrni më herët mund të lehtësoj dhimbje e kokës. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë lehtësuesit e dhimbjeve të punojnë më mirë. Vetëm mos pini shumë, sepse  kafeina mund të shkaktojë dhimbje koke gjithashtu.

Praktikoni relaksues

Edhe nëse bëni zgjatje, yoga, ose relaksime të muskujve, të mësuarit si të qetësoheni në mes dhimbjeve të mëdha të kokës mund të ndihmoj në lehtësim.

Provoni masazhe

Disa minuta masazh të qafës dhe mund të ndihmojë në lehtësimin tensionit në kokë, që mund jetë si shkak i stresit.


TË NGJASHME