HomeLajme

Mënyrat se si dielli ndikon në trupin tonë

Për një moment harroni se keni dëgjuar për problemet e lëkurës apo për rrezet e dëmshme ultraviolet.
Pranvera ka ardhur dhe sa hap e mbyll sytë se shpejti do vijë stina e verës. Që do të thotë më shumë nxehtësi dhe ditë të shëndritshme do të vijnë në vijim. Më poshtë do t’ju tregojmë efektet që dielli ka në trupin tonë.

Efektet pozitive:

1-Humbja në peshë

Mungesa e dritës së diellit shkakton një rënie të niveleve të serotoninës, gjë që e bën më të vështirë që ju të kuptoni kur jeni plot .. Prandaj, ekspozimi ndaj dritës së diellit do t’ju ndihmojë të kontrolloni oreksin tuaj. Plus rrezet e diellit gjithashtu rrisin nivelin e aktivitetit tuaj.

2- Vitamina D

Vitamina D është një vitaminë që ju ndihmon në forcimin e kockave tuaja. Një nga mënyrat më të mira për të marrë këtë vitaminë është ekspozimi ndaj dritës ultravjollcë . Sidoqoftë, mos e teproni, nuk ju duhet shumë kohë në diell për të marrë sasinë e duhur të vitaminës D, vetem 15 minuta.

3- Nxit imunitetin

Eshtë vërtetuar se rrezet e diellit stimulojnë vitaminat D dhe qelizat T të sistemit tuaj imunitar, gjë që rrit imunitetin.

4- Presioni i ulët i gjakut

Presioni i lartë i gjakut është jashtëzakonisht i rrezikshëm, një mënyrë për të ulur presionin e gjakut është ekspozimi i vetes në rrezet e diellit.

5- Përmirësohet gjumi juaj

Studimet thonë që ekspozimi në mëngjes në diell rrit shanset për të fjetur më mirë. Nëse në mëngjes nuk shihni dritë dielli nuk do zgjoheni me dëshirë nga krevati juaj.

6- Përmirëson gjendjen tuaj dhe trajton depresionin sezonal

Të qenit në diell mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen më mirë dhe të kenë më shumë energji. Drita e diellit rrit nivelin e serotoninës në tru, e cila shoqërohet me humor të përmirësuar. Në disa vende, mungesa e dritës së diellit në dimër duket se shkakton depresion. Kjo është arsyeja pse depresioni është më i zakonshëm në vendet nordike.


TË NGJASHME