HomeLajmi i Fundit

Mer flakë një makinë në Vlorë

Mer flakë një makinë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Pavarësia”, në rrugën “Kosova”.

Makina e tipit Ford Focus me portobagazh ka qenë në lëvizje në kohën që ka shpërthyer në flakë. Në makinë ka qenë vetëm shoferi dhe fatmirësisht nuk mbetur i lënduar.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.