HomeSport

Mercedesi vazhdon dominimin në F1, Hamilton fiton garën e Spanjës

Në Çmimin e Madh të Spanjës, Lewis Hamilton, shënoi suksesin e tretë sezonal dhe mban vendin e parë në renditjen për pilotë me 7 pikë diferencë nga ndjekësit.

Hamilton mori vendin e parë në garën e madhe të Spanjës, ndërsa në vendin e dytë renditet shoku i tij i skuadrës Valtteri Bottas.

Ritmi i makinave Mercedes këtë sezon, është me të vërtetë fantastik dhe dy pilotët janë të pakapshëm. Megjithatë, pas një starti elektrizues, ishte Hamilton ai që mori vendin e parë nga Bottas duke marrë “hak” në këtë mënyrë për disfatën në garën e Baku, në Azerbajxhan.

Deri më tani Mercedes vazhdon të konfirmohet si pretendenti kryesor për titullin e konstruktorëve dhe nuk ka rivalë nga asnjë skuteri tjetër. Nga ana tjetër në titullin për pilotë edhe ai duket se do të vendoset mes dy pilotëve të skuterisë gjermane.

Ferrari, që në kthesat e Montmelosë ishte shumë larg dhe e çarmatosur totalisht, i lejoi Mercedesit “dopietën” e pestë në po kaq gara.

Klasifikimi i skuadrës së Maranellos është në një nivel alarmant, kur kanë kaluar pak gara nga nisja e Botërorit. Ferrari është 96 pikë distancë në renditjen e konstruktorëve, ndërsa piloti më i mirë i “kokëkuqes”, Sebastian Vettel është 48 pikë larg kreut.


TË NGJASHME