HomeSport

Mërgim Mavraj largohet nga Ingolstadt, ja ekipi i ri i mbrojtësit shqiptar

Aventura e Mërgim Mavraj te Ingolstadt, mesa duket ka përfunduar. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, ka vendosur të rikthehet te Greuther Furth, skuadër që aktualisht luan në Bundesligën 2.

Mavraj, ka qenë pjesë e këtij ekipi edhe 3 vite më përpara, nga ku më pas u transferua te Koln. Mbrojtësi shqiptar kërkon të rikthehet në formën e tij më të mirë, pasi me Ingolstadt, nuk kaloi një moment pozitiv, ndërsa skuadra ra nga kategoria e dytë gjermane. Para se ti bashkohej Ingolstadt, Mavraj aktivizohej me skuadrën e Aris në Greqi.

Me Greuther Furth , shqiptari ka firmosur kontratë 2-vjeçare, ndërkohë që lajmi për rikthimin e tij në shtëpi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.


TË NGJASHME