HomeSport

Merkato “e çmendur” e Barcelonës, pas Griezmann kërkohet Neymar

Në fillim Griezmann dhe pastaj Neymar, ky është plani i Barcelonës për të afruar dy nga sulmuesit më në formë të momentit, në këtë merkato. Mediat pranë klubit katalunjas, nuk kanë dyshime për transferimin e Griezmann, pasi lojtari ka pak kohë që ka mbyllur kontratën me Atletico Madrid. Ndërkohë, nëse do të arrihet edhe akordi me Neymar, atëherë, këto dy transferime do të trondisnin merkaton verore.

Sipas raportimeve të “El Mundo Deportivo”, katalunjasit, kanë arritur akordin me Griezmann dhe ky i fundit i ka thënë “Po”, kampionëve spanjollë. Pritet që zyrtarizimi i tij të bëhet në qershor dhe të firmosi kontratën me klubin katalunjas. Plot 120 milionë euro është shifra që Barcelona do të paguajë për të siguruar shërbimet e francezit. Kontrata që Griezmann pritet të firmosë është 4-vjeçare dhe Griezmann do të përfitojë plot 15 milionë euro në sezon. Pas këtij transferimi, pritet që Barcelona të fokusohet vetëm në transferimin tjetër të merkatos.

Transferimi i dytë që Barcelona, synon të kryejë në këtë merkato, është braziliani Neymar. “Sport”, është media spanjolle që po këmbëngul më shumë në këtë hipotezë, gjithashtu flitet se edhe Neymar dëshiron të rikthehet në “Camp Nou”, duke pranuar të ulë pretendimet e tij financiare si shenjë pajtimi pas largimit me shumë polemika dy sezone më parë. Pas këtyre hipotezave, klubi “blaugrana”, e ka marrë seriozisht këtë mundësi. Për të arritur deri te Neymar, në lojë futet edhe Ousmane Dembélé, që është një lojtar që pëlqehet shumë nga drejtuesit e PSG.


TË NGJASHME