HomeSport

Merkato e Inter, Conte i pakënaqur me vendimet e drejtuesve

Aventura e Antonio Conte te Interi, nuk ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme. I pakënaqur me merkaton e klubit deri tani, por me ide të qarta, tekniku italian është i paplotësuar te Inter. Interesimi i mediave, për këtë pjesë ka qenë i madh duke u munduar të zbulojnë sa më shumë rreth kësaj pjese.

“Lukaku? Më pëlqen, do të ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për ne por është një futbollist i Man.United. E njoh shumë mirë, e kam kërkuar që kur isha pjesë e Chelsea por njoh gjithashtu dhe situatën tonë. Për të qenë i sinqertë vijon më tej Conte në konferencën për shtyp, prisja diçka më shumë nga klubi. Jemi vonë si në fazën në hyrje ashtu dhe në dalje. Me klubin kemi të njëjtin vizion por prisja të ishim më lart por gjithsesi kam besim.

Icardi? Nuk bën pjesë në projektin tonë, ky është realiteti në këto momente, klubi ka qenë i qartë. Nainggolan? Edhe ai nuk bën pjesë në projektin tonë”. Diskutimi është ndryshe kur pyetet për Perisic:

“Ivan është një futbollistit me karakteristika specifike, dua të shoh nëse mund të luaj në pozicionin që kam në mendje. Kemi kohë për të kuptuar nëse mund të luaj atë lojë që unë dëshiroj”, u shpreh Conte.


TË NGJASHME