HomeSport

Merkato e Juventus, të shtunën prezantohet superblerja e verës

Telenovela de LigtJuventus mesa duket ka arritur në fazën e fundit dhe mungon vetëm zyrtarizimi. Mesa duket gjithçka është zgjidhur dhe ka një fund të lumtur për të gjitha palët. Mediat në Holandë, janë të sigurta për këtë transferim, madje japin edhe detaje nga transferimi. Kartoni i talentit de Ligt ka kushtuar 67 milionë euro dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, dëshirojnë që ky transferim të mbyllet sa më shpejt. Këto detaje, raportohen nga e përditshmja holandeze De Telegraaf.

De Ligt do të zbarkoj të shtunën në Torino për t’iu nënshtruar vizitave mjekësorë. Ideja është e qartë, bardhezinjtë kërkojnë që kjo tratativë të mbyllet përpara se sa Ajax të niset drejtë Austrisë ku do të zhvillojnë fazën përgatitore. Trajneri Sarri kërkon që ta këtë De Ligt në dispozicion përpara se të nis International Champions Cup më 19 korrik. Duke u kthyer te shifrat e kësaj marrëveshje: Juve kishte ofruar fillimisht 50 milion euro kesh por përballë presionit të Barcelonës dhe PSG, Agnelli dhe Paratici e rritën ofertën dhe me 15 milion plus bonuse të ndryshe, duke gjetur akordin përfundimtar me klubin e Ajax.

Në pritje të De Ligt, Sarri ka zhvilluar seancën e parë stërvitore si trajneri i ri i Juventusit. Duket pak e çuditshme të shohësh Sarri me tutat e Juventusit por ky është një realitet. Sëbashku me grupin i pranishëm në seancën e parë stërvitore ishte dhe Gonzalo Higuanin por dhe dy blerjet e merkatos së verës si Rabiot dhe Ramsey.


TË NGJASHME