HomeSport

Merkato e Real Madrid nuk ka të ndalur, Zidane kërkon një tjetër mesfushor

Në momentin që Zidane, rimori drejtimin e Real Madrid, të gjithë ishin të bindur se ‘revolucioni’, filloi. E në fakt ashtu ndodhi vërtetë. Klubi spanjoll, është nga më aktivët në merkato dhe ka afruar futbollistë si Hazard, Rodrygo, Mendy, Militao e Jovic, por gjithë këta yje duket se nuk janë të mjaftueshëm për Zidane. Ai është ende në kërkim të një tjetër mesfushori dhe më pas do ta quante merkaton të plotësuar.

Për momentin, Zidane ka në dispozicion 3 mesfushorë klasi si Modric, Kroos dhe Casemiro, por sërish tekniku francez kërkon të ketë edhe një mesfushor tjetër. Francezi kërkon në merkato një mesfushorë për të rritur konkurrencën por dhe për ti dhënë më shumë opsione fazës ndërtuese.

Pogba, Eriksen, Van de Beek dhe Ndombele, janë emrat që i janë paraqitur Perez nga tekniku Zidane. I preferuari i Zidane, është Pogba, por edhe operacioni për arritjen e këtij transferimi, është më i vështiri dhe më i kushtueshmi. Për të arritur te Pogba, madrilenët, duhet të mposhtin konkurrencën e Juventus dhe të mendojnë për pagën e mesfushorit që kërkon plot 17 milionë euro në sezon.

Edhe Eriksen, është një operacion i kushtueshëm. Kartoni i danezit vlerësohet rreth 100 milionë euro, kurse përsa i përket Van de Beek dhe Ndombele, janë opercaione më të lehta dhe me një kosto financiare më të ulët. Përkatësisht, kartoni i Van de Beek vlerësohet rreth 70 milionë euro, kurse për Ndombele Lyon, kërkon 60 milionë euro.


TË NGJASHME