HomeSport

Vllaznia në krizë, ç’po ndodh me drejtorin e saj

Nuk kanë të sosur problemet për Vllazninë, pas nisjes së kampionatit, në 5 ndeshjet e para kuqeblutë, kanë arritur të grumbullojnë vetëm 6 pikë. Prapavija e ekipit verior është në gjendje të mirë pasi në këto 5 ndeshje kanë pësuar vetëm 2 gola, megjithatë pjesa tjetër çalon.

Veç këtyre, problemet në organikën e ekipit vazhdojnë. Aktualisht ekipi ka mbetur pa drejtues sportiv, pas largimit të Engin Firat. Kontrata e këtij të fundit me klubin ka përfunuar në korrik të 2019-ës, por ai ishte njeriu që bëri merkaton e klubit. Së fundmi klubi shkodran nëpërmjet një postimi ka deklaruar largimin e Firat.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e klubit se çfarë do të bëhet me të ardhmen, nëse Firat do vazhdojë aventurën e tij në këtë klub, apo do të merren masa për një tjetër emër.


TË NGJASHME