HomePolitikë

Merkel: Gjermania ka përparuar…

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se sheh përparime të dukshme që nga viti 1989, ndërkohë që paralajmëroi se diferencat mes ish-Lindjes dhe Gjermanisë Perëndimore duhet ende të zhduken.

”Ka shumë arritje në tre dekadat që nga rënia e Murit të Berlinit”, tha Merkel, disa ditë përpara Ditës së Unitetit Gjerman, më 3 tetor.

Festa kombëtare feston ribashkimin e Gjermanisë në 1990.

”Sidoqoftë, mbetet shumë për të bërë”, tha ajo.

”Për shembull, fuqia ekonomike e shteteve të reja federale në lindje në kohën e ribashkimit qëndroi në 43% të shteteve perëndimore gjermane. Ky raport është rritur në 75%”, theksoi Merkel.

“Pra, ishte një sukses i madh. Nga ana tjetër, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Dhe kjo në shumë fusha”, shtoi ajo.

”Krijimi i kushteve të barabarta të jetesës në të gjitha pjesët e Gjermanisë, si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale, është një projekt i madh i qeverisë”, deklaroi kancelarja Merkel.//ATSH


TË NGJASHME