HomePolitikë

Merkel inkurajon Ramën: Është koha të ulim gjakrat greko-turke!

Mediat gjermane kanë komentuar lidhur me ndërmjetësimin e Shqipërisë, në konfliktin greko-truk.

Rikujtojmë se Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Turqi, u ka bërë palëve një ftesë, për takim në Tiranë, ku pala greke dhe turke do diskutojnë për disa nga çështjes më shqetësuese që kanë tensionuar marrëdhënien ndërmjet tyre.

Gazeta BILD, ka shkruar se edhe kancelarja Merket e ka inkurajuar kryeministrin e Shqipërisë, që ta vijojë këtë negocim, dhe të realizojë tryezën diplomatike, ku liderët grekë dhe turq të diskutojnë.

Sa i takon kësaj përpjekje, ka pasur shumë komente dhe teori konsipirative lidhur me këtë negocim, duke hedhur hije dyshimi për disa çështje të caktuara, siç mund të jetë dhe ideja e rritjes së popullaritetit të Ramës, pak para zgjedhjeve, duke e paraqitur si një “megalo lider”.

Rama nuk ka kthyer përgjigje për këtë, ndërsa opozita e shikon këtë si një PR të pastër.

Është e përditshmja gjermane Bild e cila për herë të parë hedh dritë se e kujt ishte ideja që Edi Rama të ndërmerrte rolin e negociatorit.

Bild shkruan se “ Kancelarja Angela Merkel personalisht e inkurajoi Edi Ramën kryeministër i Shqipërisë për të tentuar që krerët e sherrosur të Turqisë dhe Greqisë të ulen në tavolinë pas mosmarrëveshjeve për ishujt Aegean e cila është përshkallëzuar”.

Dy ditë më parë ministri i punëve të jashtme të Turqisë Çavushoglu, u shpreh se kjo ka qënë një iniciativë e kryeministrit Rama, si dhe tregoi gatishmërinë për të takuar homologun Dendias.

Çavushoglu theksoi se: “Dendias ato ditë nuk merrte dot pjesë, kur e telefonova për t’i thëne të shkuara.”

Turqia dhe Greqia u dakortësuan të vijojnë raundin e radhës të takimeve teknike me 25 Janar në Stamboll.

Edhe në Greqi, negocimi i kësaj çështje ngjalli shumë polemika. Qeveria u tregua e kujdesshme, ndërsa opozita kërkonte shpjegime. Lideri i saj Tsipras deklaroi se përse duhej bërë në Tiranë takimi i ministrave të jashtëm dhe jo në Bruksel.


TË NGJASHME