HomePolitikë

Merkel më 24 janar në Stamboll, takon presidentin Erdo?an

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, më 24 janar do të zhvillojë një vizitë në Turqi.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha se Merkel gjatë vizitës së saj do të takohet në Stamboll me presidentin turk, Recep Tayyip Erdo?an, ndërsa gjatë takimit në rend dite krahas çështjeve ndërkombëtare do të jenë edhe marrëdhëniet dypalëshe.

Seibert thekson se Merkel dhe Erdo?an do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së kampusit të Universitetit turko-gjerman.

Përveç kësaj, pritet që Merkel të marrë pjesë në aktivitete lidhur me ekonominë me ftesë të Dhomës së Tregtisë Turko-Gjermane si dhe të zvhillojë takime me përfaqësues të institucioneve të shoqërisë civile në Turqi.


TË NGJASHME