HomeLajmi i Fundit

Merr flakë kabina elektrike në Astir, disa familje pa drita

Një kabinë është djegur pasditen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, dhe për pasojë shumë familje kanë mbetur pa energji elektrike.

OSHEE bën me dije se kabina është djegur në orën 15:00, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Grupi i avarisë së OSHEE është në terren dhe po punon për rikthimin sa më shpejt të energjisë elektrike.