HomeLajmi i Fundit

Merr flakë makina e ‘Transportit Rrugor’, Policia zbardh detajet

Një makinë në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugore është djegur gjatë mesnatës në Shkodër.

Policia bën me dije se zjarri në makinën që përdorej nga shtetësja E.M ka qenë aksidental dhe jo me eksploziv siç është publikuar në rrjete sociale.

NJOFTIMI I POLICISË

Në lidhje me disa lajme që janë publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se i është vënë eksploziv mjetit të një shtetaseje dhe ngjarja është fshehur nga Policia, sqarojmë se:

Me datë 04.03.2020 në orën 00:30, në fshatin Hoti Ri, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetases E. M. 32 vjeçe, ka rënë zjarr në automjetin tip “Hunday”, në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, por në përdorim nga shtetasja E. M.

Për pasojë, është dëmtuar tapiceria e brendshme dhe është thyer xhami i derës.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se zjarri ka qenë aksidental, nga një defekt i brendshëm i mjetit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vlerësim.

K.S/ GotaNews