HomeLajmi i Fundit

Merr fund arratia e Fatjon Ketës, autori i vrasjes në Bulqizë arrestohet në Dibër

Autori i ngjarjes së rëndë në Bulqizë, Fatjon Keta pas disa orësh në arrati është arrestuar nga Policia e Shtetit në Dibër.

Fatjon Keta, 21 vjeç goditi me thikë Arlind Pashën 22 vjeç pas një zënke për motive të dobëta. Ky i fundit humbi jetën gjatë rrugës për në spital. Keta njihet si njeri problematik, pasi shpesh herë është thirrur në polici për shkak të dhunës që ushtronte ndaj familjarëve të tij. Po ashtu dyshohet se ishte person me probleme të shëndetit mendor si dhe përdorues i lëndëve narkotike.

Ndërkohë në një postim të bërë në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik mesazhin që i ka ardhur nga një banorë i zonës, i cili shprehet se autori, Keta, ishte denoncuar disa herë në polici për raste të mëparshme, por ishte lënë i lirë.

Sipas banorit, ai më herët kishte dhunuar dhe plagosur me thikë të atin dhe motrën, por policia nuk kishte marrë asnjë masë.

POSTIMI I BERISHES:

“Vrasësi i Bulqizës ishte denoncuar 20 herë si kriminel ne narkopolici!
Ajo nuk çante kokën!”

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Jam nje qytetar nga Bulqiza, autorin e vrasjes që ndodhi para 1 orë në Bulqizë e kam komshi. Ai ka pas mbi 20 denoncime ne polici ka rrahur babën, nanën, motrën e ka plagos me thikë dy herë edhe asnjëherë nuk e kan fut ne burg e kan lënë të lirë me i marr jetën një të pafajshim ne lule te rinis. Anonim te lutem

Ngjarja

Pas një sherri për motive të dobëta, Fajton Keta, 22 vjeç, goditi me thikë shokun e tij, të cilin e kishte edhe në lagje, duke i shkaktuar atij vdekjen. 21-vjeçari Arlind Pasha humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, policia u vu në ndjekje të autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pak pas krimit dhe u arrestua pak orë më vonë.