HomeSport

Merr fund gjithçka, Ibra i thotë “po” Milan-it

Zlatan ibrahimovic është shumë pranë rikthimit tek Milan. Ka optimizëm në shtëpinë kuqezi, Boban dhe Maldini janë të bindur se sulmuesi suedez do të thotë po në orët në vijim. Ky lajm bëhet publik nga “La Repubblica” sipas së cilës drejtuesit e “djallit” i janë rikthyer edhe një herë pistës Ibrahimovic pas humbjes kundër Atalantës, këtë herë me një ofertë të re ekonomike.

Sulmuesi suedez duhet të zbarkoj shumë shpejt në Milanelo për të qenë prezent në seancën stërvitore të programuar nga Pioli me 30 dhjetor. Prej kësaj date e cila mbetet për tu përcaktuar, fakt është që Ibra kaloi Krishtlindjet me familjen dhe në orët në vijim do të kthej përgjigjen përfundimtare. Boban-Maldini bindën më në fund presidentin Elliot të bëj një sakrificë ekonomike duke i ofruar Ibrës: 3 milion euro për 6 muaj dhe 6 milion të tjerë për vitin pasues.

Në praktikë, oferta nuk është se ndryshon shumë nga ajo një muaj më parë por në klauzolën e rinovimit janë përfshirë paraqitjet e tij individuale, golat mbi gjithçka. Tifozët e Milanit prisnin një dhuratë për Krishtlindje por gjithsesi mund ta pranojnë me kënaqësi edhe me pak vonesë.


TË NGJASHME