HomeShowbiz

Merr fund lidhja 1 vjeçare e Miley dhe Cody

Romanca e Miley Cyrus dhe Cody Simpson ka marrë fund!

Një burim konfirmon për PEOPLE se çifti u nda disa javë më parë pas 10 muajsh të lidhur. Lajmi për ndarjen e tyre erdhi vetëm disa orë përpara premierës së këngës së saj më të re “Midnight Sky”.

Në fillim të këtij muaji, Simpson, 23 vjeç, publikoi një dedikim të ëmbël  për Cyrus, 27 vjeç, në Story në Instagramin e tij, duke shkruar, “I dashuruar me miken time më të mirë”.

Simpson ka qenë gjithmonë përkrah këngëtares dhe zbuloi se ajo nuk ka pirë alkool në  gjashtë muajt e fundit.

“Ai po bën një jetë të shëndetshme dhe e mbështet Miley-n”, tha një burim për PEOPLE në korrik.

“Të qenit me Miley-n është një gjë e mrekullueshme në jetën time”, është shprehur Cody duke e quajtur yllin e pop-it “krijuese dhe frymëzues si dhe shumë të pavarur” në një intervistë në prill me The Sydney Morning Herald.

Por mesaduket, gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë duke çuar dyshen drejt ndarjes.


TË NGJASHME