HomeShowbiz

Merr fund lidhja dy vjeçare e aktoreve të njohura amerikane

Na vjen keq kur mësojmë se marrëdhënieve romantike iu vjen fundi. Së fundmi në mediat e huaja po qarkullon lajmi se aktoret Ashley Benson dhe Cara Delevingne i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dy vjeçare.

Revista ‘People’ konfirmon se vajzat janë ndarë në fillim të muajit Prill mirëpo nuk kanë dashur që kjo të bëhej publike.

Pavarësisht se arsyeja e ndarjes së tyre është mister një burim për revistën ‘People’ tregon se aktoret kanë pasur momentet e tyre të krizës në çift. Kjo nuk është hera e parë që aktoret janë ndarë, ndaj shpresojmë se nuk do jetë përfundimtarja.

Cara dhe Ashley nuk kanë konfirmuar zërat për ndarjen e tyre mirëpo kjo gjë pritet nga dy aktoret pasi ato konfirmuan lidhjen e tyre vetëm një vit më vonë.


TË NGJASHME