HomeShowbiz

Merr fund pritja! Marina dhe Getoari bëhen prindër

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë zyrtarisht prindër pas 9 muajve pritje!

Vajza e çifitit të dashur në showbizin shqiptar ka ardhur në jetë ditën e djeshme dhe lajmin e ka bërë të ditur fillimisht Luana Vjollca e cila ka publikuar një foto në Instagram me përshkrimin “Ndjenja më e mirë në botë!”.

Më pas kanë qenë mediat rozë që kanë postuar lajme për lindjen e Marinës, megjithatë çifti ende nuk ka postuar foto të vogëlushes së tyre.

Nuk dihet ende se si kanë vendosur që ta quajnë të voglën e tyre Marina dhe Getoari, por fansat kanë aluduar se emri i saj do të ishte bashkim i emrave të prindërve “Marget”.


TË NGJASHME