HomeSport

Merr fund pritja, Mourinho zyrtarisht trajner i ri i Tottenham

Mauricio Pochettino, trajneri i Tottenham që vitin e kaluar e çoi ekipin deri në finalet e Champions League, është shkarkuar mbrëmjen e djeshme. Në vend të tij, është emëruar portugezi Jose Mourinho.

Pochettino është shkarkuar si shkak i rezultateve të dobëta, kurse Mourinho do të ketë një kontratë deri në sezonin 2022-2023.

Mourinho, i cili do të marrë pothuajse dyfishin e pagës së paraardhësit të tij Mauricio Pochettino me 15 milion £ në vit, tha: ‘Jam i gëzuar që po bashkohem me një klub me një trashëgimi kaq të madhe dhe mbështetës të tillë pasionantë’.

‘Cilësia si në skuadër ashtu edhe në akademi më emocionon. Puna me këta lojtarë është ajo që më ka tërhequr ’, shtoi Mourinho.


TË NGJASHME