HomeShowbiz

Merr fund rivaliteti mes Bella Hadid dhe Selena Gomez?

Marrëdhënia e Bella Hadid dhe Selena Gomez u vu në qëndër të mediave rozë vitin që kaloi kur modelja u nda nga The Weeknd dhe ky i fundit nisi një romancë me këngëtaren e njohur.

Të dyja kanë qenë partnere të reperit Weeknd dhe kanë pasur një rivalitet të heshtur. Ndërkohë që nga Selena është parë një përpjekje e vazhdueshme për të rregulluar marrëdhënien me Bella-n, kjo e fundit e ka injoruar. Disa muaj më parë ato patën “një incident” që e bëri rrjetin të ndahej në dy grupe, skuadra Selena dhe skuadra Bella.

Selena u mundua të rregullonte marrëdhënien e saj me Bella-n duke e ndjekur në Instagram dhe më pas duke komentuar në një foto të saj “Mahnitëse”. Ndaj këtij gjesti dashamirës, Bella reagoi duke e fshirë fare postimin dhe as nuk e ndoqi mbrapsht. Kjo gjë ngjalli kritika në rrjet.
Ndërsa në një faqe fansash që tregonte gjestin e Bella-s, Selena komentoi “kjo gjë ta shpif”.

Nuk dihet ç’ndodhi, por vajzat duket se i kanë sqaruar keqkuptimet mes tyre. Selena kërkoi falje asokohe për komentin e saj, ndërsa së fundmi Bella e ka i ka bërë “follow back” në Instagram.

Me siguri Bella e ka lënë pas të shkuarën tani që nuk është më me reperin The Weeknd.


TË NGJASHME