HomeSport

Merr fund ‘telenovela’ de Ligt – Barcelona, holandezi refuzon ofertën e blaugranave

Mesa duket, telenovela Matthijs de LigtBarcelona ka marrë fund. Lajmet e shumta për transferimin e talentit hollandez në “Camp Nou”, më në fund kanë marrë një përgjigje, nga vetë lojtari. De Ligt ka refuzuar ofertën e Barcelonës dhe sezonin e ardhshëm nuk do të veshë fanellën e tyre.

Sipas spanjolles “Cadena Ser”, theksohet se ka qenë vetë lojtari që ka hedhur poshtë ofertën e blaugranave edhe pse Ajax kishte rënë dakort që transferimi të kryhej për një shifër prej 75 milionë eurosh.

Sipas këtij burimi, agjenti Mino Raiola ka qenë deciziv për këtë refuzim nga ana e De Ligt. Vetë presidenti i Barcelonës, Bartomeu, kishte udhëtuar për në Amsterdam për ta bindur lotjarin, siç bëri disa muaj më parë me De Jong, për këtë radhë duket se nuk e ka arritur qëllimin e tij.


TË NGJASHME