HomeSport

Merr fund “telenovela” Modric, kroati rinovon me Real Madrid

Merr fund telenovela Luka Modri?Real Madrid, pas shumë lajmesh largimi e interesimi nga shumë ekipe, më në fund palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe Modric, ka zgjatur kontratën me klubin madrilen.

Siaps të përditshmes spanjolle “Marca“, këtë të enjte Modric, ka rinovuar kontratën dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit deri në 2021. Zyrtarizimi i rinovimit të kontratës, do të bëhet në fund të këtij muaji.

Kontrata aktuale e Modric, mbaronte në 2020 dhe pas rinovimit, ai bëhet mesfushori i dytë pas Toni Kroos që rinovon kontratën. Këtë sezon me Real Madrid, Modric ka shënuar 4 herë dhe ka asistuar 8 herë në 46 ndeshjet e luajtura në të gjithë kompeticionet.


TË NGJASHME