HomeSport

Merret vendimi për aktivitetet futbollistike në vend/ Vazhdojnë, por me dyer të mbyllura

Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje të jashtëzakonshme, ku ka marrë vendimin për vijueshmërinë apo jo të aktiviteteve futbollistike. Është bërë e ditur se aktivitetet futbollistike në vend do të vazhdojnë, por pa praninë e tifozëve.

” Kjo masë është marrë pas vendimit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe në respekt të ruajtjes së shëndetit publik të sportdashëve dhe të gjithë personave të përfshirë në garën futbollistike në vend.

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon mirëkuptimin e të gjithë palëve, si një vlerësim objektiv për situatën në cilën ndodhet vendi”, thuhet në njoftimin e FSHF.


TË NGJASHME