HomeSociale

Merrni masa për në fundjavë, Shqipëria “godítet” nga moti i nxehtë

Që nga fillimi i kësaj jave territori i Shqipërisë është përfshirë nga temperature të larta, të cilët do të rriten edhe më shumë nga sot dhe deri të dielën. Këtë fundjavë do të ketë një rritje të konsiderueshme të temperaturave minimale dhe maksimale.

Këto tre ditë temperaturat më të larta do të jenë 35 gradë Celsius, por që në zona të ndryshme si Tirana apo bregdetet do të ndjehet si 38 gradë Celsius.

Këto ditë të nxehta do të marrin një “pushim” të martën e ardhshme, 7 qershor, ku priten vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin, çka do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave sa i përket vlerave maksimale, të cilat nuk do të shkojnë më shumë se 28 gradë celcius.

Sa i takon verës në përgjithëse, metereologët kanë parashikur këtë vit një verë të thatë dhe të nxehtë.


TË NGJASHME