HomeShowbiz

Mërziten fansat e futbollit, zbulohet sa do kushtojë një birrë në Katar gjatë Botërorit

Me vetëm disa muaj të mbetur nga Kupa e Botës 2022, tifozët e futbollit e kanë kthyer vëmendjen te një gjë pa të cilën nuk shihet dot ndeshja: birra. Edhe pse mijëra do të shkojnë në Katar për të parë turneun më të madh të futbollit në botë, realisht ka nga ata që e kanë marrë në konsideratë udëtimin drejt Katarit pasi kanë zbuluar se kostoja mesatare e një krikoje birre është mbi 10 paund.

Organizatorët e ngjarjes kanë lehtësuar ligjet strikte të alkoolit në vend, që do të thotë se vetëm restorantet dhe baret e hoteleve të licencuara mund të shesin pije alkoolike dhe njerëzit mund t’i blejnë ato vetëm me leje.

Në Kupën e Botës, tifozët do të kenë akses në pikat e tyre të preferuara, por vetëm nga zonat e përcaktuara për pije brenda stadiumit përpara fillimit dhe pasi të kenë përfunduar ndeshjet.

Megjithëse asnjë çmim zyrtar nuk është publikuar nga FIFA, The Mirror analizoi çmimet e pijeve në hotelet aty pranë dhe zbuloi se një shishe birre kushton midis 39 rial (9,40 £) dhe 55 r (13,30 £).

Ndërkohë, një kriko mund t’ju kthejë rreth 64 rialë (15,50 £), në varësi të vendit të ngjarjes.

Duke folur për BBC Sport, CEO i Kupës së Botës në Katar, Nasser Al-Khater tha: “Ne duam që njerëzit të vijnë dhe të kenë përvoja që nuk do t’i harrojnë kurrë. Ndërsa alkooli do të jetë i disponueshëm për ata që duan një pije në zona të caktuara, ai nuk do të jetë i disponueshëm hapur në rrugë. Ajo që kërkojmë është që njerëzit, kur vizitojnë, të qëndrojnë në këto zona të përcaktuara. Ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar që po e mirëpresim botën në Katar, në Lindjen e Mesme dhe në botën arabe. Për shumë njerëz do të jetë mundësia e tyre e parë për të parë dhe eksploruar rajonin. Është një mundësi një herë në jetë dhe ne jemi të vendosur ta përdorim atë në maksimum.”

Me një krizë të kostos së jetesës në mbarë botën, alkooli nuk është aspekti i vetëm financiar i ngjarjes që duhet marrë parasysh.

Një studim nga The Punters Page ka zbuluar se nëse një kombëtare arrin Anglia deri në çerekfinale, një tifozi të saj do t’i kushtojë 19,867 £ gjithë eksperienca në Katar.

Me pak fjalë, duket se do të jenë disa muaj të shtrenjtë për mbajtësit e biletave të botërorit këtë vit./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME