HomeSport

Mes káosit dhe golit të papritur, mbyllet sfida Shqipëri-Poloni

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Poloni, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022. Polonia arriti të merrte 3 pikë në Air Albania me një gol të Swideskit dhe më pas ndeshja u ndërpre për më shumë se 15 minuta.

Momenti i ndërprerjes së ndeshjes, tifozët kuqezi gódasin me shishe polakët.

Më rifillimin e ndeshjes kuqezinjtë ishin më kërkues me Brojën që krijoi raste para portës po pa arritur në finalizim.

Me këtë humbje Shqipëria bie në vendin e tretë me 2 pikë më pak se Polonia, teksa kjo e fundit i afrohet Anglisë kryesuese me 3 pikë.

Padyshim që mund të thuhet se fati nuk ishte në anën e Shqipërisë sonte, pasi paraqitja në fushë ishte dinjitoze, kryesisht në repartin e mesfushës.


TË NGJASHME