HomeSport

Mes Messit dhe Lewandowskit, ja kush e rrëmbeu “Topin e Artë”

Ceremonia e Topit të Artë me Lionel Messin që fitoi çmimin prestigjioz për herë të shtatë rekord mes lojtarëve më të mirë në botë të kurorëzuar në Theatre du Chatelet në Paris.

Robert Lewandowski përfundoi i dyti në votim me Jorginhon të tretin ndërsa ylli i Barcelonës Femini Alexia Putellas fitoi Topin e Artë për femra.

“Nuk e di sa vite më kanë mbetur, por shpresoj se do të ketë akoma shumë sepse po argëtohem pa masë”, tha Messi në ceremoninë e France Football ku mori Topin e Artë të shtatë përpara se të lavdëronte Lewandowski, i cili ishte favorit për të fituar Topin e Artë 2020 ndërsa u anulua për shkak të pandemisë Covid-19.

“Ju e meritoni Topin tuaj të Artë”, shtoi argjentinasi. “Vitin e kaluar, të gjithë ishin dakord të thoshin se ju ishit fituesi i madh”.

Messi ka shkruar historinë këtë mbrëmje duke fituar Topin e SHTATË të Artë! 34-vjeçari e fitoi këtë çmim për herë të parë në vitin 2009. 34-vjeçari ka fituar Topin e Artë në 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021.

TOP 10 I TOPIT TË ARTË

  • 1. Lionel Messi (Barcelona/PSG) – 613 pikë
  • 2. Robert Lewandowski (Bayern Munich) – 580 pikë
  • 3. Jorginho (Chelsea) – 460 pikë
  • 4. Karim Benzema (Real Madrid) – 239 pikë
  • 5. N’Golo Kante (Chelsea) – 186 pikë
  • 6. Cristiano Ronaldo (Juventus/Manchester United) – 178 pikë
  • 7. Mohamed Salah (Liverpool) – 121 pikë
  • 8. Kevin De Bruyne (Manchester City) – 73 pikë
  • 9. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) – 58 pikë
  • 10. Gianluigi Donnarumma (AC Milan/Paris Saint-Germain) – 36 pikë

TË NGJASHME