HomeSport

Mes përqafimesh , Ronaldo i kërkon falje Buffonit

Gianluigi Buffon , portieri i Juventusit , si rrallëherë në karrierën e tij shpërtheu në mënyrë ekspresive ndaj gjyqatarit të ndeshjes Oliver, për 11 metërshin e vendosur në minutat shtesë. Për këtë arsye ai u dënua me karton të kuq dhe vendin e tij e zuri Szczesny.

Buffon u shpreh për gjyqtarin se në vend të zemrës ka një kosh mbeturinash dhe nuk mund të jetë qenie njerëzore.

Ndërkohë që Buffon po intervistohej , pranë tij në zonen mix po kalonte Christiano Ronaldo , i cili u ndal duke e përqafuar dhe duke i pëshpëritur “Më Fal”

Ky reagim nuk mund të mos vihej re , duke u cilësuar si një respekt reciprok mes dy legjendave të futbollit. Megjithatë për shkak të 11 metërshit në minutat shtesë kualifikimi në gjysmëfinale të Liges se Kampioneve iu dha Real Madritit.


TË NGJASHME