HomeSociale

Mesazhet e ambasadorit Soreca me Edi Ramën, reagon ish- ministri

Pas publikimit të disa mesazheve private të ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca dhe kryeministrit Rama, reagon edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Postimi i plotë:

Dyqani te Selvia dhe “ustai” rilindas…

Nëse ka ende ndonjë naiv që beson Kryeministrin kur flet si mbrojtës i Kushtetutës, i sugjeroj të shohë pamjet tek Selvia mbrëmë.

Të shohë se si policë të shtetit, që paguhen për të mbrojtur pronat e liritë e njerëzve i DHUNOJNË ato!

I dhunojnë hapur, pa ligj, pa proces të rregullt e pa asnjë masë njerëzore. Media raporton që policia u prishi shtëpinë, pavarësisht se pronarët janë pajisur me certifikatë pronësie.

Ky është kulmi i ANTI – KUSTHTETUTSHMËRISË!

Kjo sjellje ndodhi bash në kohën kur media zbuloi diskutimin privat “kushtetues” Rama – Soreca.

Ja ku e kanë Kushtetutën!

Nga Shkoza tek Unaza, nga Bregu i Lumit tek Selvia, prona rrëmbehet e pronarët dhunohen nga shteti me urdhër verbal.

Kjo është Kushtetuta e sundimit politik të Rilindjes! Kjo kushtetutë sigurisht nuk lejon demokraci e zgjedhje të lira.

Naivët bëjnë mirë të hapin sytë, se kur t’u shkojë policia në derë do jetë shumë vonë..!

Dhe më në fund, Soreca, Mogherini, Hahn, EURALIUS, OPDAT, ONM,OSBE e çka tjetër, Faleminderit shumë!

Faleminderit që nuk patë drogën dhe nuk shihni qeverisjen më anti-kushtetuese që kemi pasur ndonjëherë!

Faleminderit që shpallni fajtorë opozitën që vetëm denoncon dhe nuk shihni asnjë faj tek qeveria që DHUNON!

Po e ndihmoni Shqipërinë sa më ska!

Turp e shkuar turpit!


TË NGJASHME