HomePolitikë

Mesazhi i fortë i Mediut, pas tërmetit

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka ngushëlluar familjarët e viktimave të tërmetit.

Mediu shprehu keqardhjen për jetët e humbura dhe dëmet e mëdha materiale që kanë pësuar me dhjetra familje.

Nga ana tjetër kreu i Partisë Republikane nënvizoi se është momenti për të qenë të bashkuar në solidaritet, me ata që kanë nevojë.

Mesazhi i Mediut:

“Të dashur miq!

Me dhimbje shpreh ngushëllimet për jetët e humbura nga termeti. Të gjithë sot si shqiptarë, jemi pranë familjeve të viktimave dhe I lutemi Zotit që t’i japë forcë e kurajo. Të gjithë bashkë për të përballuar këtë fatkeqësi dhe këto momente të vështira I lutemi Zotit të jetë me kaq!”


TË NGJASHME