HomeLajmi i Fundit

Mesazhi i fortë i policisë pas këtij aksidenti të frikshëm

Policia në Massachusetts ka publikuar një video dhe një thirrje të fortë që vlen jo vetëm për qytetarët që jetojnë atje, por edhe për ne shqiptarët, që nuk e shmangim dot përdorimin e telefonit gjatë kohës që jemi në timon.

Edhe sipas ekspertëve rrugorë, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të mjetit është kthyer në shkakun numër një të aksidenteve që fatkeqësisht marrin edhe jetë njerëzish në më të shumtën e rasteve.

E një aksident me një shkak të tillë është filmuar me kamera, kur një makinë ka goditur një shtyllë elektrike pasi shoferi i tij humbi kontrollin sepse po shkruante mesazhe në telefon.

Ngjarja e ndodhur në Massachusettes fatmirësisht nuk pati të lënduar por ka shërbyer që policia të publikojë një thirrje dhe tërheqje vëmendje për të gjithë shoferët.

“Mesazhi, emaili, Facebook, Snapchat, mund të presin – nuk ia vlen të rrezikoni jetën tuaj ose jetën e një personi tjetër”, thuhet nder te tjera ne mesazhin e policise.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=BwdMp5QCSQ8&w=560&h=315]