Aktualitet Lajme

Mesazhi i fortë i zyrtares amerikane për rrjetin 5G

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thekson përmes një postimi në “Facebook” se mbështesin qasjen e Shqipërisë për rrjetin 5G, duke e cilësuar një qasje të matur dhe të përgjegjshme.

Duke cituar të ngarkuarën me punë të SHBA në Tiranë, ambasada thekson se me futjen e rrjetit 5G, Shqipëria po bën gjënë e duhur, duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj.

“Faktet kanë rëndësi. “Gazetaria” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, nuk e ndryshon të vërtetën. Faktet janë këto: Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G. E Ngarkuara me Punë, a.i. Leyla Moses-Ones e tha këtë javën e kaluar në Konferencën “Politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor”: ‘Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje’”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Related posts

I shpallur në kërkim, arrestohet shqiptari në Shkodër

Xhensila Gotanews

Vendimi i negociatave në tetor/ Hahn: Disa vende skeptike për Shqipërinë

Klaudia gotanews

Arrestohet 36-vjeçari, përndiqte ish-të dashurën

Mila
Na Kontaktoni!