HomePolitikë

Mesazhi i Trump për coronavirus-in, komentuesit mbështesin idetë e tij

Coronavirus-i, është kthyer në ngjarjen kryesore në çdo vend të botës. Lidhur me rrezikshmërinë dhe panikun që ka prekur një pjesë të madhe të popullsisë së botës, ka reaguar edhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump.

Nëpërmjet një mesazhi në Twitter, Trump i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tij të mos shqetësohen dhe të mos përhapin panik. Trump e krahasoi virusin me gripin sezonal e vitit të kaluar që u mori jetën 37.000 qytetarëve. Presidenti SHBA-ve, iu bëri apel qytetarëve të vazhdojnë jetën normalisht.

Mesazhi i Donald Trump:

“Vitin e kaluar, 37 mijë amerikanë, humbën jetën nga gripi sezonal. Mesatarja e vdekjeve në një vit është midis 27 mijë dhe 70 mijë. Asgjë nuk është mbyllur, jeta dhe ekonomia vazhdojnë. Në këto momente ka vetëm 546 raste të konfirmuara me Coronavirus dhe vetëm 22 vdekje. Mendojeni këtë”.


TË NGJASHME