HomePolitikë

Mesazhi i Vjosa Osmanit pas votimit

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka artritur në qendren e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë.  Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.

 “Thirrja ime është për të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj dite historike. Besoj shumë që nëpërmjet një procesi fer të lirë dhe demokratik Kosova sot, do të ketë arsye për të festuar. Urojë që gjithçka të shkojë pa asnjë presion “, ka deklaruar Vjosa Osmani para gazetarëve.

Ajo ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik, teksa është shoqruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu. Ai vetëm e ka shoqëruar Osmanin, pasi që siç ka bërë të ditur në Facebook, ai ka votuar para një ore.

Ndryshe, procesin e votimit e kanë përfunduar edhe Presidenti Hashim Thaçi, Albin Kurti, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj. /Express


TË NGJASHME