HomePolitikë

Mesazhi i Zv.sekretarit të SHBA për Bashën dhe Kryemadhin, reagon Rama

Kryeministri Rama ka reaguar pas mesazhit të dhënë nga zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, Palmer. Ai në një intervistë për TCh, kishte ndër te tjera, mesazh direkt për kreun e PD-së, Basha dhe kryetaren e LSI-së, Kryemadhi, se nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit.

Me një shënim në Twitter, Rama ka theksuar se Amerika është ajo që është se nuk e kupton lojën me Kushtetutën e as politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike.

Reagimi i Rames 

Prandaj është ajo që është Amerika se nuk e kupton lojën me Kushtetutën;nuk e pranon politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike;nuk e toleron dhunën kundër institucioneve – e në këtë rast s’ka se si e fal kundërvënien ndaj Reformës n? Drejtësi! Vetëm përpara drejt 30qershorit.


TË NGJASHME