HomeSport

Mesfushori i Arsenalit lë të kuptohet se po largohet nga Arsenali

Mesfushori, Mohamed Elneny, e ka vënë në dyshim të ardhmen e tij në Arsenal përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, ku e kujtoi tre vjetorin e transferimit të tij në Arsenal.

Elneny ishte transferua në Arsenal nga Basel në janar të vitit 2016 dhe i ka bërë 79 paraqitje me Arsenal.
Ai e ka bërë vetëm një paraqitje gjatë këtij sezoni të Premierligë, mirëpo ka qenë titullar në shumë ndeshje të Arsenal, si në Evropa Ligë, FA Cup, dhe Carabao Cup.


“14 janari është një ditë që do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Para tre viteve, në po këtë ditë, unë iu bashkova familjes së Arsenalit… E quaj familje sepse kështu ndihesh në Arsenal”, ka shkruar Elneny në llogarinë e tij në Instagram.

“Jam falënderues për të kaluarën dhe jam duke e pritur me qejf të ardhmen”.

https://www.youtube.com/watch?v=tKzfM_CNN7o


TË NGJASHME